Flash

Shkatërrohet një tjetër rrjet droge në Itali, Kokaina nga Shqipëria e Holanda, në pranga 12 shqiptarë

Lapsi.al 29 November 2017
Shkatërrohet një tjetër rrjet droge në Itali, Kokaina nga

Policia italiane ka kryer një operacion masiv kundër trafikut të drogës në qytetin e Breshias. Bëhet fjalë për tonelata marijuanë dhe kilogramë kokainë që vinin nga jashtë, me qëllim arritjen e tregut të Breshias në Itali.

Pas disa muaj hetimesh, karabinierët të koordinuar nga Prokuroria e Breshias zbatuan 20 urdhër-arreste, mes të cilëve 16 u kapën ndërsa të tjerët janë ende të arratisur. Bëhet fjalë për 12 shqiptarë dhe 8 italianë. Në mesin e 8 italianëve është edhe një grua.

Është një organizatë kriminale që importonte kokainë nga Holanda dhe marijuanë nga Shqipëria nëpërmjet kanaleze dhe mekanizmave të ndryshëm që nga fundi i vitit 2016. Kështu në “rrjetën e peshkut” përfunduan korrierë e tregtarë të drogës. Nga Holanda shkonin drejt Italisë kilogramë kokaine në çdo udhëtim.

Autoritetet italiane kanë arritur të zbulojnë se si droga vinte nga veriu i Europës në Breshia me aeroplan, më pas ngarkohej nëpër automjete, madje edhe në kasetefonin e makinave. Pasi mbërrinte në Breshia furnizonte të gjithë tregun. Ndërsa për marijuanën, “QuiBrescia.it” shkruan se vinte nga Shqipëria nëpërmjet skafistëve. Niseshin me gomonet plot dhe mbërrinin në Kalabri, nga ku korrierët e çonin drogën deri në veri të Italisë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI