Flash

Burri kërcënon dy studentet: Do ju publikoj videot e seksit me pedagogët

Lapsi.al 28 November 2017
Burri kërcënon dy studentet: Do ju publikoj videot e seksit me

“Jeni filmuar në dhomat e zhveshjes duke kryer marrëdhënie seksuale me pedagogët. Videon do ta publikoj në internet”.

Përmes mesazheve të tilla një 50 vjeçar është kthyer në makth për dy studente të Universitetit të Sporteve në Tiranë. Ai dyshohet t’u ketë dërguar vajzave për muaj me radhë SMS, si edhe t’i ketë telefonuar me numër privat duke i kërcënuar me publikimin e videove intime.

“Anonimi” është identifikuar nga njëra prej tyre, e cila ka njohur përtej telefonit zërin e bashkëshortit të hallës së saj. Pas kallëzimit, 50-vjeçari me iniciale A.P. banor i qarkut të Beratit, përfundoi si i pandehur në Gjykatën e Tiranës. Ai u deklarua i fajshëm për akuzën e “përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike” dhe u dënua me 1 muaj burg, për t’u lënë më pas në Shërbim Prove për një periudhë 2 mujore.

Referuar vendimit të gjykatës, i siguruar nga “ABC News”, telefonatat me numër privat drejt studenteve kanë nisur gjatë vitit shkollor 2016-2017. 50-vjeçari ka telefonuar disa nga shoqet e mbesës së gruas, të cilave u prezantohej si babai i saj. Më tej ai ka dërguar SMS tek shoqja e saj e shtëpisë. Në disa raste vajzat e kanë telefonuar mbrapsht. Ai ka folur dhe ka shprehur dyshime se ato punonin si prostituta në Tiranë.

Në takimet që ka pasur në qytetin e saj me të dyshuarin, i pandehuri ka mohuar të jetë ai autor i mesazheve apo telefonatave. Thirrjet e fundit të kësaj natyre kanë qenë në muajin shkurt 2017. Në kallëzim, studentet kanë rrëfyer se me kërcënimet, ngacmimet dhe veprimet e përsëritura i pandehuri iu ka shkaktuar ankth, frikë dhe shumë pasiguri për jetën. Gjatë gjykimit i pandehuri ka shprehur pendesë për veprimet e kryera. /abcnews.al/

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI