Flash

95 fëmijë nga Kosova në zonat e kontrolluara nga ISIS

Lapsi.al 28 November 2017
95 fëmijë nga Kosova në zonat e kontrolluara nga ISIS

Në 95 ka shkuar numri i fëmijëve nga Kosova të cilët janë duke qëndruar në zonat e konfliktit në Siri dhe Irak. Kallxo.com ka siguruar disa të dhëna zyrtare nga njësia Anti-terrori e Policisë së Kosovës këto të dhëna flasin për numrat e kosovarëve që janë për momentin pjesë e organizatës terroriste ISIS ose mbrehen në burgje në zonat e konfliktit.

Renditja tabelore tregon se në zonat e konfliktit vazhdojnë të qëndrojnë 196 qytetarë nga Kosova prej të cilëve 95 janë fëmijë 41 gra dhe 60 burra. Këto të dhëna tregojnë se 51 fëmijë kanë udhëtuar nga Kosova për në SIri e Irak ndërsa 40 të tjerë janë lindur gjatë kohës kur prindërit e tyre po qëndrojnë në zonat e konfliktit. Informacionet e grumbulluara deri më tani të policisë flasin edhe për numrin e të vrarëve dhe të rikthyerve në vend.

Deri më tani sipas këtyre të dhënëve nga zonat e konfliktit janë rikthyer 123 burra 7 gra dhe 3 fëmijë. Ndërsa në luftimet dhe aktivitetet në zonat e konfliktit deri më tani janë vrarë 74 shtetas të Kosovës prej të cilëve 72 burra një grua dhe një fëmijë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI