Flash

Humbi këmbët në atentatin me tritol, zbulohet lidhja e 25-vjeçarit me dy vrasjet në Durrës e Vlorë

Lapsi.al 28 November 2017
Humbi këmbët në atentatin me tritol, zbulohet lidhja e

Pas atentatit të djeshëm që iu bë me tritol në makinë, Ines Hajrulla ka humbur të dyja këmbët dhe është në spital. Ndërkohë që është bërë edhe arrestimi i tij, pasi në makinë ia janë gjetur armë. Nga ana tjetër mësohet se 25-vjeçari nuk është i panjohur për policinë, pasi ai është përson me preçedentë penalë dhe i dënuar më parë për disa vepra të ndryshme penale në fushën e krimeve kundër personit, vjedhje me dhunë dhe trafikim të mjeteve motorike.

Po ashtu, atij më parë i janë vrarë dy kushërinj, një në Lungomare dhe një tjetër në Durrës. 25-vjeçari Hajrulla është i afërm me Renato Imerin i vrarë në datë 31 korrik pranë një lokali në Lungomare,bën me dije ABC News. Gjithashtu ai është kushëri edhe Endri Çaushit i vrarë në Durrës para dy vitesh.

Të dyja këto ngjarje i janë bashkangjitur dosjes së hetimeve, për të mësuar nëse atentati ka lidhje apo jo me këto dy vrasje. Shpërthimi në të cilin mendohet se u përdorën 300 gramë tritol, ndodhi mëngjesin e së hënës pranë degës së Sigurimeve Shoqërore, në lagjen “Hajro Çakërri”, tek Bishti i Kalldrëmit.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI