Flash

Xhafaj si Tahiri, i përdor policët si aktorë për video-klipin e festave (VIDEO)

Lapsi.al 28 November 2017
Xhafaj si Tahiri, i përdor policët si aktorë për

Kur mendon se lojërat e policëve para kamerave morën fund, Fatmir Xhafaj rikthehet me një video-klip alla Saimir Tahiri për ditë festash. Policëve të shkretë nuk iu mjafton stresi i punës, ecjet e gjata në të ftohtë, orët jashtë orarit, përballja me individë problematikë por tani i detyrojnë të aktrojnë si patriotë me flamuj që ngrihen nëpër komisariate.

Një video-montazh i shpërndarë me rastin e Ditës së Flamurit në rrjetet sociale, tregon një vajzë police që del herët në mëngjes nga komisariati me flamur në duar, për ta ngritur pastaj solemnisht në shtizë.

Video-klipe si këto i solli për herë të parë në punën e policisë Saimir Tahiri. Ish Ministri i Brendshëm i përdori për të fshehur të vërtetën e hidhur të implikimit të policëve si Jaeld Çela, Gjergj Kohila, Sokol Bode etj në trafikun e drogës.

Të njëjtët policë që Fatmir Xhafaj nuk i arrestoi dot. Tradita vazhdon nga njëri ministër tek tjetri, që zgjidhjen e problemit nuk e shohin tek operacionet kundër krimit, por tek inskenimet patetike të figurantëve veshur me blu.

Të këshilluara

Dimri erdhi! Të martën acar...

Gjatë ditës së nesërme sinoptikanët përjashtojnë mundësinë e reshjeve, por pritet një ulje e mëtejshme e temperaturave. E marta sjell mot kryesisht të kthjellet...

21:52

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI