Flash

Sekretari amerikan i Shtetit një ‘këshillë’ shqiptarëve në ditën e pavarësisë

Lapsi.al 27 November 2017
Sekretari amerikan i Shtetit një ‘këshillë’

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson uroi popullin e Shqipërisë me rastin e 105 –vjetorit të Pavarësisë. Në telegramin e urimit, Tillerson përveçse vlerëson Shqipërinë duke e cilësuar aleat të çmuar, vlerëson qeverinë për përpjekjet e vazhdueshme për të zbatuar reformat kryesore të vendit.

Sipas Tillerson, zbatimi i këtyre reformave, lufta kundër korrupsionit publik dhe krimit të organizuar, janë hapa të rëndësishëm për të siguruar një të ardhme më të sigurt për shqiptarët.

Mesazhi i Rex Tillerson:

Shqipëria është një mik dhe aleate e çmuar dhe Shtetet e Bashkuara presin përparimin tuaj të vazhdueshëm drejt integrimit më të madh euroatlantik dhe anëtarësimn në BE. Ne e vlerësojmë shumë kontributin e Shqipërisë në NATO dhe në Koalicionin për mposhtjen e ISIS dhe në promovimin e  stabilitetit rajonal. Ne përgëzojmë Qeverinë e Shqipërisë për përpjekjet e saj të vazhdueshme për të zbatuar reformat kryesore përfshirë reformën gjyqësore, luftën kundër korrupsionit publik dhe luftën kundër krimit të organizuar. Këto janë hapa të rëndësishëm për të siguruar një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë për njerëzit tuaj.

Urime për popullin e Shqipërisë në ditën tuaj kombëtare.

Të këshilluara

Dimri erdhi! Të martën acar...

Gjatë ditës së nesërme sinoptikanët përjashtojnë mundësinë e reshjeve, por pritet një ulje e mëtejshme e temperaturave. E marta sjell mot kryesisht të kthjellet...

21:52

Saimir Tahiri thyen heshtjen në Facebook

Prej 30 tetorit Saimir Tahirin e ka kapluar heshtja. Intervista e fundit në media ishte ajo e dhënë për emisionin Top Story të Sokol Ballës nga shtëpia e tij. M...

21:32

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI