Flash

Saimir Tahiri thyen heshtjen në Facebook

Lapsi.al 27 November 2017
Saimir Tahiri thyen heshtjen në Facebook

Prej 30 tetorit Saimir Tahirin e ka kapluar heshtja. Intervista e fundit në media ishte ajo e dhënë për emisionin Top Story të Sokol Ballës nga shtëpia e tij. Më pas plasi historia e Orest Sotës dhe 863 mijë eurove të gjetura në makinë me gjithë patentat e ish-ministrit dhe Tahiri u zhduk nga ekranet.

Ditë më parë ai u rikthye për shkak të një udhëtimi të shumëpërfolur në Gjermani. Edhe në rrjetet sociale, Tahiri ka qëndruar i heshtur. Kjo deri mbrëmjen e së hënës.

Në një postim në Facebook ish-ministri i Brendshëm ka bërë një urim për festat e 28 dhe 29 nëntorit. “Gëzuar Shqipërinë!”, - shkruan Tahiri teksa ka postuar edhe flamurin kuq e zi. Ndoshta ka nostalgji për atë ku ndodhej një vit më parë. Por nga ajo kohë ka rrjedhur shumë ujë... ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI