Flash

Donald Trump i shkruan Ilir Metës për festën e pavarësisë

Lapsi.al 27 November 2017
Donald Trump i shkruan Ilir Metës për festën e

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta ka marrë një mesazh urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, me rastin e 105 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Më poshtë letra e plotë.

“I dashur Zoti President,

Ndërsa ju festoni 105-vjetorin e Pavarësisë më 28 Nëntor, populli i Shteteve të Bashkuara më bashkohet në urimin për popullin shqiptar. Në këtë ditë ne konfirmojmë miqësinë tonë të fortë dhe përkushtimin ndaj Shqipërisë si dhe presim që ta fuqizojmë edhe më tej këtë marrëdhënie gjatë viteve të ardhshme.

Dy kombet tona kanë zhvilluar një bashkëpunim të thellë që na ka lejuar të punojmë së bashku për të trajtuar çështje me rëndësi globale. Ju falënderojmë për rolin tuaj si partner vendimtar në promovimin e qëndrueshmërisë rajonale dhe luftën kundër ekstremizmit si dhe mbështetjen tuaj anembanë botës si një Aleat i NATO-s dhe vend anëtar i kolacionit për Shkatërrimin e ISIS-it.

Këtë vit mirëpritëm zbatimin nga ana e Shqipërisë të reformave kyçe të drejtësisë, të cilat e kanë sjellë vendin më afër qëllimit për të hyrë në Bashkimin Evropian dhe bashkëpunimit më të madh rajonal. Ne e lavdërojmë përparimin që ka shënuar Shqipëria në drejtim të integrimit euro-atlantik dhe të sigurimit të paqes e begatisë për të gjithë shqiptarët.

Jemi bashkë me ju teksa festoni këtë ditë të veçantë dhe iu uroj Ju dhe popullit shqiptar gjithë të mirat gjatë vitit të ardhshëm!” – shkruhet në mesazhin e urimit të Presidentit Trump.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI