Flash

Del të festojë për Shpend Ahmetin, Albin Kurti arrestohet sërish

Lapsi.al 27 November 2017
Del të festojë për Shpend Ahmetin, Albin Kurti arrestohet

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi, janë arrestuar nga Policia e Kosovës mbrëmjen e sotme pasi kanë shkelur urdhrin e gjykatës e cila kishte vendosur masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’. Dy deputetët e Vetëvendosjes dje kishin shkelur arrestin shtëpiak, duke dalë në festën në qendër të Prishtinës, pas fitores së Shpend Ahmetit në zgjedhjet lokale.

 

 

Lajmin për arrestimin e tyre e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo ka thënë se arrestimi i dy deputetëve të Kuvendit ka ardhur pas urdhrit të Gjykatës.

“Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit realizon detyrat dhe autorizimet e saj ligjore duke u bazuar edhe në vendimet apo urdhëresat e organeve kompetente të drejtësisë. Për këtë rast bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë për ndalim, arrestim dhe dërgim në qendrën e paraburgimit janë ndërmarrë veprimet ligjore”, tha Ahmeti.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI