Flash

Kryeministri i Kosovës Haradinaj anulon vizitën e tij në Vlorë me rastin e 105-vjetorit të Pavarësisë

Lapsi.al 28 November 2017
Kryeministri i Kosovës Haradinaj anulon vizitën e tij në

Kabineti qeveritar i Kosovës nuk do të marrë pjesë në aktivitetet që ishte parashikuar të mbahej në Vlorë, me rastin e 105-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Mediat kosovare shkruajnë se Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është detyruar që të anulojë vizitën e tij bashkë me dy qeveritë në Vlorë për t’u kthyer në Kosovë.

Haradinaj është kthyer në Kosovë sepse sot do të takohet me një zyrtare të lartë të shtetit amerikan, konkretisht me zëvendës-ndihmës sekretaren amerikane të Mbrojtjes, Laura Cooper.

Në aktivitetet e Vlorës do të marr pjesë vetëm presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ndërsa atij në Tiranë do t’i organizohet një pritje shtetërore nga presidenti Ilir Meta.

Dje në Korçë është mbajtur mbledhja e dy Qeverive ku janë nënshkruar 13 marrëveshje me interes për të dy shtetet, ndërsa është vendosur që mbledhja e ardhshme të mbahet në qytetin e Pejës.

Të këshilluara

Dimri erdhi! Të martën acar...

Gjatë ditës së nesërme sinoptikanët përjashtojnë mundësinë e reshjeve, por pritet një ulje e mëtejshme e temperaturave. E marta sjell mot kryesisht të kthjellet...

21:52

Saimir Tahiri thyen heshtjen në Facebook

Prej 30 tetorit Saimir Tahirin e ka kapluar heshtja. Intervista e fundit në media ishte ajo e dhënë për emisionin Top Story të Sokol Ballës nga shtëpia e tij. M...

21:32

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI