Flash

Kush është 'bosi i madh' shqiptar në krye të kartelit të drogës që po kërkon policia

Lapsi.al 28 November 2017
Kush është 'bosi i madh' shqiptar në krye të

Sot media greke publikuan detaje të reja rreth 1.6 ton drogë që u kap ditën e shtunën. Droga u kap nga autoritetet greke në një gomone të nisur nga Shqipëria.

Mediat e vendit fqinj nxjerrin informacioni mbi rrjetin e trafikut, i cili drejtohej nga një bos i madh shqiptar. Ky rrjet trafikonte dhjetëra ton drogë në Itali, Greqi dhe Turqi.

Ndërkohë policia është vënë në kërkim dhe po kërkon “bosin e madh” që thuhet se është me origjinë shqiptare dhe jeton në një vilë në bregdet.

Hetimet e policisë kanë zbuluar se mafia shqiptare krijoi organizatën me qendër në Athinë dhe me përfshirje të grekëve të njohur, të cilët kishin me gusto të shtrenjta dhe pasuri të madha. Njëri prejt tyre ishte Spiros Kardamis, biznesmeni i arrestuar që thuhet se financonte grupin, i cili jetonte në Mykono.

Mësohet se 63-vjeçari është një nga njerëzit kryesorë të historisë, pasi ai që blinte gomonet për llogari të mafies shqiptare dhe i kamuflontesi turistike për të mos u dyshuar nga policia.

Droga u ngarkuar në Shqipëri, përmes Korfuzit u fut në Greqi, do kalonte në Peloponez e do shkonte në plazhet e Stambollit.

“Kemi të bëjmë me një rrjet polietnik që bënte pune të mëdha në Shqipëri, Turqi dhe Itali”, - thotë një oficer policie. 63-vjeçari iku nga shtëpia, mori dy pasaportat e tij, një greke dhe një italiane, pasi kishte studiuar e jetuar gjatë në Itali. Mori dhe një valixhe me rroba dhe aq para sa ju gjenden dhe shkoi në një hotel ku dhe u kap.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI