Flash

Serat me kanabis në shtëpitë angleze, policia dyshon tek shqiptarët

Lapsi.al 28 November 2017
Serat me kanabis në shtëpitë angleze, policia dyshon tek

Një mini-serë me 60 rrënjë kanabis u zbulua në Sheffield nga policia britanike. Vlera e drogës në total shkon 60 mijë paund raportojnë mediat angleze. Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar, pasi në momentin kur policët ndërhynë në banesë, nuk u gjet asnjë person.

Autoritetet thonë se është i dyti rast brenda pak ditëve kur zbulohet një serë me kanabis. E njëjta sasi ishte zbuluar edhe në operacionin e mëparshëm, 60 bimë me vlerë 60 mijë paund në një dhomë të përshtatur për rritjen e kanabisit. Në rastin e parë, brenda në shtëpi ishte gjetur një emigrant shqiptar që kujdesej për rritjen e kanabisit.

Një zëdhënës policie tha se "Një sasi tjetër rrënjësh kanabisi me vlerë 60 mijë paund u kapën në rrugën Wadbrough, të Sheffield. Strukturat e policisë do të vazhdojnë me operacionet kundër krimit të organizuar, të përfshirë në shpërndarjen e drogës”. Serat e rritjes së kanabisit nuk janë një fenomen i ri për policinë angleze. Në shumë raste janë zbuluar emigrantë të kombësive të ndryshme, veçanërisht aziatikë që qëndrojnë për muaj të mbyllur në një shtëpi ku rritet kanabisi. Ata janë gati të bëjnë këtë punë skllavëruese për të paguar trafikantët që i kanë futur ilegalisht në Angli.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI