Flash

VIDEO/ Kryebashkiaku i Vlorës shpalos servilizmin për Edi Ramën në 28 Nëntor (dhe një vështrim sa një mijë fjalë)

Lapsi.al 28 November 2017
VIDEO/ Kryebashkiaku i Vlorës shpalos servilizmin për Edi Ramën

Në këtë 28 Nëntor në rrjetet sociale qarkulloi rrufeshëm fjalimi i kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Dritan Lelit në hapjen e ekspozitës së bashkisë së qytetit. Kryebashkiaku shkrihet paturpësisht në elozhe për Edi Ramën teksa e sheh plot dashuri dhe adhurim. Duke e shpallur Ramën si "njeriun e tij më të dashur" dhe një "frymëzim", Leli detyroi të pranishmit të duartrokasin për kryeministrin.

“Në gjenezën e vlonjatëve ka artistë dhe në kodin gjenetik të tyre ka shumë njerëz që kanë frymëzim artistik, do veçoja njërin që është më i dashuri për mua, kryeministri Rama dhe do kërkoja një duartrokitje të vogël edhe pse e di qe i keni duart e zëna. Sepse për mua ka qenë një burim i madh frymëzimi që në kohën kur shkruante shumë vite më parë, në ato shkrime ku unë isha student. Shqipëria në ato vite ishte një kioskë e ndërtuar në prapanicën e një autobusi urban. E kujtoj që atëherë dhe e kam ndjekur në çdo periudhë nga larg, duke vlerësuar për çdo gjë që ka bërë për Tiranë, për konceptin e ri për të ndryshuar Shqipërinë. Ndaj dua ta falënderoj në sy të të gjithëve. Sepse më ka bërë të ndjehem mirë, më kam lënë të jem i lirë. Dhe kjo vepër është sot ajo që prisnin qytetarët" tha kryebashkiaku në fjalim.

Reagimi i Edi Ramës nuk duket në video, por i mësuar me shpurën e servilëve dhe adhuruesve që e ndjekin verbërisht, fjalimi me siguri nuk i ka bërë përshtypje kryeministrit. Përkundrazi, dihet se këto janë skemat e duhura për të bërë karrierë në PS. Mos e humbni videon më poshtë, të trasmetuar live në ERTV:

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI