Flash

Monika Kryemadhi i jep zemër militantëve të LSI me shembullin e partizanëve të 1944

Lapsi.al 29 November 2017
Monika Kryemadhi i jep zemër militantëve të LSI me shembullin e

Pas homazheve në Varrezat e Dëshmorëve, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dha një deklaratë për mediat. Luftën e partizanëve, Kryemadhi e vendosi në kontekstin e sotëm politik për të dalë në përfundimin se mjafton "të kesh përkushtim në zemër dhe fitorja arrihet". 

"29 Nëntori, - tha Kryemadhi, - është ditë e shënuar për të gjithë shqiptarët, është dita e çlirimit të Shqipërisë nga nazi-fashizmi. Dua të them se 73 vjet më parë, me qindra mijëra djem dhe vajza shqiptarë , gra dhe burra, të angazhuar në ushtrinë nacionalçlirimtare, luftuan në kohë të vështira, në terrene të vështira dhe u përballën me një nga ushtritë më të mëdha dhe më moderne të asaj kohe, pavarësisht se ushtria jonë nacionalçlirimtare ishte një ushtri modeste, modeste në armaturë, modeste dhe në numër.

Por kjo gjë tregoi dhe njëherë se nuk janë armët dhe nuk është numri që bën fitoren, por është vullneti, dëshira, përkushtimi dhe zemra për të fituar beteja që janë shumë të rëndësishme siç është çlirimi dhe liria e një populli. E them këtë me bindje se historia e vjetër e botës, por edhe historia jonë e re tregon edhe njëhërë se mjafton të kesh përkushtimin në zemër për të arritur atë që do."

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI