Flash

Kapet me marijuanë dhe kokainë shqiptari në Itali, 2 persona në pranga

Lapsi.al 29 November 2017
Kapet me marijuanë dhe kokainë shqiptari në Itali, 2 persona

Autoritetet italiane kanë arrestuar një transportues droge shqiptar në Katania. Ai ra në prangat e karabinierëve sapo mbërriti në vendin e caktuar për dorëzimin e një sasie prej 31 kilogramëve marijuanë dhe 850 gramë kokainë.

Pas sinjalizimeve të marra gjatë hetimit, policia italiane priste mbërritjen e korrierit shqiptar, Vladimir Kapaj, 41 vjeç. Në pranga ra edhe personi të cili do i dorëzohej droga, italianit 39-vjeçar, Agatino Piano.

Mediat vendase raportojnë se sapo shqiptari me një makinë Opel mbërriti në vendin e dorëzimit, policët ndërhynë menjëherë dhe bllokuan Kapajn, i cili banon në një fshtat të provincës së Catanias.

Gjatë kontrollit të ushtruar në makinë Kapajt iu sekuestruan tre thasë me 31 kile marijuanë, si dhe dy pako me kokainë, 850 gramë gjithsej, e 25 gramë hashash. Vlera e drogës ishte rreth 75 mijë euro.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI