Flash

FOTO/ Kush është shqiptari i kapur me 160 mijë € drogë në Siçili

Lapsi.al 29 November 2017
FOTO/ Kush është shqiptari i kapur me 160 mijë € drogë

31 kg marijuanë, 850 gram kokainë dhe 25 gram hashash u sekuestruan nga agjentët e skuadrës së lëvizshme të Katanias. Policët vunë në pranga shqiptarin Vladimir Kapaj, 41-vjeç ndërsa po ia dorëzonte drogën italianit 39-vjeç Agatino Piana. Të dy u arrestuan për transport, shpërndarje dhe shitje të lëndëve narkotike.

Sipas mediave italiane, droga që u sekuestrua ka një vlerë rreth 75 mijë euro, por në tregun me pakicë mund të arrijë deri në 160 mijë euro. Policët po mbanin nën mbikëqyrje italianin ndërsa ndërhynë kur vunë re që një makinë e dyshimtë Opel Vectra e drejtuar nga shqiptari ndaloi pranë shtëpisë së tij. Pas ndaluan dy burrat, policia gjeti drogën në makinë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Gjirokastër, tre të plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Libohovës, me pasojë plagosjen e dy personave nga fshati Nepravishtë. Sipas policisë, në hyrje të qytetit t...

18:40

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI