Flash

Kishin shkuar për trajnim në Londër, arratisen 4 komando. Ministria e Mbrojtjes mban të fshehtë ngjarjen

Lapsi.al 16 November 2017
Kishin shkuar për trajnim në Londër, arratisen 4 komando.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë me disa ushtarë të repartit komando duke e përfshirë Ministrinë e Mbrojtjes në një skandal ndërkombëtar.

Burime ekskluzive nga ky institucion bëjnë me dije për Albeu.com se katër ushtarë Komando të Shqipërisë që ishin për një trajnim në Londër nuk janë kthyer në vendin e shërbimit siç duhej të bënin duke ngritur alarmin tek autoritetet lokale.

Dyshohet se ata janë arratisur duke u fshehur në Britaninë e Madhe ndërkohë që tani duhej të ishin kthyer në atdhe.

Albeu.com mëson se ngjarja ka ndodhur në fund të tetorit, por ajo është mbajtur e fshehtë nga Ministria e Mbrojtjes.

Policia lokale është vënë menjëherë në kërkim të tyre por deri më tani nuk kanë patur rezultat.

Kjo është një ngjarje e rëndë që përfshin këtë institucion dhe cënon marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e NATO-s, pasi tashmë askush nuk mund të marrë përsipër pranimin e ushtarëve nga vendi ynë për trajnim të shtete si Britania e Madhe apo SHBA-të.

Të këshilluara

Durrës, gjendet i vdekur një 53-vjeçar

Trupi i pajetë i një 53-vjeçari është gjetur nga patrulla e policisë së Durrësit, rreth orës 10.35, në vendin e quajtur “Hidrovori”. Nga këqyrja paraprake e ...

16:27

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI