Flash

Akuzat për të vëllain, Fatmir Xhafaj i përgjigjet opozitës në parlament

Lapsi.al 16 November 2017
Akuzat për të vëllain, Fatmir Xhafaj i përgjigjet

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i quajti sulme personale deklaratat e opozitës dhe u shpreh se nuk do të përfshihet në këto debate. Sipas Xhafajt, efikasiteti i kësaj situate është zero.

Ministri i Brendshëm u shpreh se në këtë detyrë është për t’iu shërbyer qytetarëve dhe për të siguruar zbatimin e reformës në drejtësi, dhe jo për ambicie personale.

“Me partnerët tanë ndërkombëtarë po punojmë fort për evidentimin dhe goditjen e marrëdhënieve të tilla. Shkëmbimi i eksperiencave ndihmë e madhe në këtë proces. Opozita të bëhet mbështetje pa rezerva. Pa kuptim nëse lidershipi i opozitës vijon me sulme personale. Efikasiteti është zero. Nëse vijon të merret me sulme personale nuk kam ndërmend të humb kohë duke u përfshirë në këtë debat. Jam ulur në atë karrige jo për ambicie personale por për t’iu shërbyer qytetarëve për të siguruar se reforma në drejtësi do zbatohet për të qenë të gjithë të barabartë para ligjit. Nëse diskutohet si ta bëjmë luftën kundër krimit jam gati për debat. Lufta kundër krimit të organizuar sfidë e madhe për të gjithë por nuk kemi zgjidhje vetëm ta fitojmë sepse vetëm kështu do ta çojmë vendin drejt BE-së.” – u shpreh Fatmir Xhafaj në Parlament.

Lulzim Basha para pak orësh u shpreh në parlament se një nga dy misionet që kanë agjentët e huaj që erdhën në Tiranë është që lufta kundër krimit të mos kufizohet vetëm tek rivalët e Agron Xhafajt (vëllait të ministrit). ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Durrës, gjendet i vdekur një 53-vjeçar

Trupi i pajetë i një 53-vjeçari është gjetur nga patrulla e policisë së Durrësit, rreth orës 10.35, në vendin e quajtur “Hidrovori”. Nga këqyrja paraprake e ...

16:27

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI