Flash

Berisha mungon paradite në Kuvend, sulmon Erion Veliajn nga Facebook

Lapsi.al 16 November 2017
Berisha mungon paradite në Kuvend, sulmon Erion Veliajn nga Facebook

Në intervistën me Eni Vasilin në News24, Edi Rama habiti me elozhet dhe vlerësimet për Sali Berishën, kur e quajti “një lider” dhe “një forcë të natyrës”. Pritej që këtë të enjte, Berisha t’i përvishej kryeministrit siç e ka zakon në sallën e parlamentit, por në vend të sulmeve të zakonshme të ditës së enjte, ai vendosi të lundrojë në Facebook, duke e lënë fushën e betejës vetëm për Lulzim Bashën.

Nga Facebook, Berisha nuk foli për projekt-buxhetin dhe as për pastrimin e parave të drogës, por për Erion Veliajn dhe vendimin që mori Enti Rregullator i Ujit për rritjen e çmimit të ujit.

Ish kryeministri i bëri thirrje qytetarëve, të ngrihen në protestë kundër rritjes së çmimit të ujit, që sipas “qytetarit dixhital” është 2.2 herë më shtrenjtë se në Berlin. Vendimi për rritjen e çmimit të ujit kaloi në gusht në Këshillin Bashkiak dhe u miratua dy ditë më parë në Entin Rregullator të Ujit.© Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI