Flash

4 milion euro dëm CEZ-it, Ismailaj kërkon lirinë

Lapsi.al 16 November 2017
4 milion euro dëm CEZ-it, Ismailaj kërkon lirinë

Kastriot Ismailaj, biznesmeni i akuzuar se i shkaktoi 4 milion euro dëm CEZ-it, ka vendosur të kërkojë pafajësi në Apel.

Mësohet se pala mbrojtëse e Ismailajt ka depozituar në Gjykatën e Apelit të Tiranës ankimim ndaj vendimit të gjykatës penale të Tiranës më 8 nëntor, që e dënoi biznesmenin me 11 vite burg për rastin “CEZ-DIA”.

Kjo lëvizje ishte paralajmëruar më herët nga avokatët e biznesmenit.

Ismailaj u mor i pandehur më 23 dhjetor 2015. U zhvilluan 45 seanca derisa ai u dënua me akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda të kryer në bashkëpunim, si dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Organi i akuzës kishte kërkuar 15 vjet burg për Ismailajn.

Të këshilluara

Durrës, gjendet i vdekur një 53-vjeçar

Trupi i pajetë i një 53-vjeçari është gjetur nga patrulla e policisë së Durrësit, rreth orës 10.35, në vendin e quajtur “Hidrovori”. Nga këqyrja paraprake e ...

16:27

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI