Flash

Xhafaj paralajmëron goditjen ndaj 4 grupeve kriminale

Lapsi.al 16 November 2017
Xhafaj paralajmëron goditjen ndaj 4 grupeve kriminale

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka folur në Kuvend për operacionin ‘Forca e Ligjit’, përmes së cilit u godit një grup kriminal në Fier një ditë më parë. Sipas Xhafës janë skeduar edhe 4 grupe të tjera kriminale dhe pritet që ndaj tyre të veprohet menjëherë.

“Forca e Ligjit’ do të luftojë krimin e organizuar. Goditja e një prej 5 grupeve të skeduara në atë rajon do të vijojë. Jemi në fund të grumbullimit të të dhënave të grupeve kriminale, një data baze për personat e përfshirë në këtë biznes. Jam ulur në atë karrige jo për interesa e ambicie personale por për më shumë rend e siguri për t’u siguruar që reforma e re e drejtësisë do zbatohet për të qene të gjithë të barabartë përpara ligjit. Lufta kundër krimit është një sfidë e madhe për të gjithë ne. duhet ta fitojmë dhe do e fitojmë”., -tha Xhafaj.

 

Të këshilluara

Durrës, gjendet i vdekur një 53-vjeçar

Trupi i pajetë i një 53-vjeçari është gjetur nga patrulla e policisë së Durrësit, rreth orës 10.35, në vendin e quajtur “Hidrovori”. Nga këqyrja paraprake e ...

16:27

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI