Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Reportazh i BBC në Shkodër: Hakmarrja serviret shumë e ftohtë në Shqipëri

Lapsi.al 12 November 2017
Reportazh i BBC në Shkodër: Hakmarrja serviret shumë e

BBC i ka dedikuar një reportazh fenomenit të gjakmarrjes në Shqipëri dhe impaktit negativ të tij tek fëmijët.

“Thuhet se hakmarrja është një pjatë që më mirë të serviret e ftohtë, por në Shqipëri serviret më e ftohtë nga sa mund ta mendoni,” shkruhet në reportazhin e zhvilluar në Shkodër, të BBC.

Çështjet e gjakmarrjes prekin breza të tërë në Shqipëri, duke i vështirësuar jetën edhe trashëgimtarëve, të cilët nuk kanë të bëjnë fare me vrasjet e të paraardhësve të tyre.

Reportazhi i BBC:

Edhe pse kanë një histori të gjatë, çështjet e gjakmarrjes mbeten të nxehta edhe sot, me 69 familje nga Shkodra, që e kanë të pamundur të dalin nga pragu i shtëpisë. Ne vizituam Nikon, një djalë 13-vjeçar,  në fshatin e tij të vogël në veri të Shqipërisë. Thuhet se Niko është në gjak me familje tjetër, dhe jeton nën kërcënimin e vdekjes për ato që supozohen të jenë krime të bëra para se ai të lindte.

Niko jeton me gjyshërit e tij të moshuar dhe është në rrezik sa herë del nga shtëpia. Dhjetëra familje të tjera nga rajoni i Shkodrës, jetojnë të “vetë-arrestuar” në shtëpitë e tyre.

Na u desh të ecnim me makinë dhe më varkë me mësuesen e tij Liljana Luani për të vizituar Nikon në komunitetin e tij të izoluar. Zonja Luani është e specializuar për mësimin e fëmijëve të ngujuar në shtëpitë e tyre. Gjakmarrja nuk i lë fëmijët as të shkojnë në shkollë.

Çështjet e gjakmarrjes kanë qënë më parë të shkruara në një libër ligjesh, të quajtur Kanuni, që daton në shekullin e 15. Kanuni në atë kohë vendosi rregullin në fiset e veriut të Shqipërisë.

Por zonja Luani thotë se rregullat e Kanunit shpesh janë shkelur nga ata të përfshirë në gjakmarrje. “Nëse do ndiqnin rregullat e Kanunit, ata nuk do t’i vrisnin gratë dhe fëmijët. Por ditët e sotme, ata nuk ndjekin as rregullat e Kanunit dhe as ligjet e shtetit,” thotë mësuesja shqiptare.

Gjakmarrja në familjen e Nikos filloi menjëherë pas krizës së thellë ekonomike në Shqipëri me rënien e skemave piramidale. Familja e tij është në gjak me një tjetër familje pranë fshatit të tij. Një anëtar i familjes së Nikos vrau fqinjin e tij. Kjo çoi në vrasje të tjera, që tashmë e bëjnë Nikon të jetojë me frikë.

Mësuesja Luani tha për BBC se Niko nuk ka shumë njohuri për gjakmarrjen pasi është i vogël. “Ai dëgjon njerëzit e tjerë që flasin për këtë çështje. Dhe çdo gjë që ai bën është të qëndrojë në heshtje. Por atë e nervozon fakti që i duhet të qëndrojë i ngujuar,” thotë ajo.

Kolonel Gjovalin Loka, shef policie në rajonin e Shkodrës, tha se ai po  bën gjithçka për të parandaluar fenomenin e gjakmarrjes. Gjithashtu thuhet se reforma e re e drejtësisë e ndërmarrë nga shteti, mund t’ia dalë të fshijë një herë e përgjithmonë këtë fenomen nga jeta shqiptare.

Të këshilluara

Javën e ardhshme vjen acari dhe bora

Sot dhe gjatë fundit të javës në vend parashihet të ketë mot kryesisht të vranët, ndërkohë nga mesi i javës së ardhshme parashikohet ulje temperaturash dhe resh...

18:48

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI