Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Çfarë po bëjnë hetuesit për të zbardhur misterin e avokatit të zhdukur në traget

Lapsi.al 11 November 2017
Çfarë po bëjnë hetuesit për të zbardhur misterin

Mbetet ende mister fati i avokatit Besnik Muço ik zhdukur sapo hipi në tragetin e linjës Durrës –Bari në 2 nëntor, por nuk zbriti në destinacion. Bashkëshortja e tij, që ndodhet në Itali, ka denoncuar në autoritetet dhe mediat italiane për zhdukjen e të shoqit. Sipas të dhënave të Policisë së Durrësit, avokati 54-vjeçar u nis më 2 nëntor, por që nga ajo ditë, humbi gjurmët dhe gruaja e tij, Raimonda, shkoi fillimisht në Policinë italiane për të bërë denoncimin. Sipas bashkëshortes, ata duhej të takoheshin në Macerata të Italisë, por që ai nuk ka zbritur nga trageti. Vëllai i 54- vjeçarit, ka deklaruar në policinë e Durrësit se ka kontaktuar me Besnikun pak minuta para nisjes së tragetit dhe prej atij momenti, telefoni i tij rezulton i fikur. Nga verifikimi paraprak, rezulton Besnik Muço të ketë kryer check-in dhe të jetë imbarkuar në tragetin e linjës Durrës-Bari, por nuk ka informacion nëse ka zbritur në Bari apo jo. Po ashtu, burimet thonë se do të verifikohen kamerat e tragetit për të parë lëvizjet e personit të zhdukur, si dhe do kërkohet nga autoritetet shqiptare te homologet e tyre kufitarë italianë, nëse ka zbritur ose jo në portin e Barit. Gjithashtu, nëpërmjet kamerave, do të verifikohet nëse për rrethana të paqarta, avokati mund të ketë zbritur sërish nga trageti. Ndaj po verifikohen edhe tabulatet telefonike për të saktësuar nëse para nisjes ka pasur ndonjë telefonatë, çka e ka detyruar atë të zbresë sërish. Për këtë shkak, hetuesit e Policisë që po punojnë për këtë ngjarje, kanë kërkuar nga Policia Kufitare të verifikojë sistemin “Tims” për të verifikuar nëse ka kaluar kufirin shqiptar apo jo si dhe i kërkuan të kontaktohet Policia Kufitare në portin e Barit dhe të saktësohet nëse ai ka zbritur në këtë port.

Të këshilluara

Javën e ardhshme vjen acari dhe bora

Sot dhe gjatë fundit të javës në vend parashihet të ketë mot kryesisht të vranët, ndërkohë nga mesi i javës së ardhshme parashikohet ulje temperaturash dhe resh...

18:48

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI