Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

“Zoti i drogës”/ Alket Hatija flet nga arratia: Le të më vrasin, nuk dorëzohem!

Lapsi.al 11 November 2017
“Zoti i drogës”/ Alket Hatija flet nga arratia: Le të

Alket Hatiaj, njeriu që nga mediat italiane ka marrë epitetin si “Zot i drogës” ka dhënë një intervistë nga arratia për emisionin ‘Kjo javë’ të moderatores Nisida Tufa, në ‘News24’. Nga baza ku fshihet, ai pranoi për gazetaren Klodiana Lala rolin e tij në grupin italo-shqiptar të trafikut të heroinës. 40-vjeçari, baba i dy vajzave thotë se “është e turpshme ajo që po bën drejtësia shqiptare me të. Ai thotë se e ka pranuar akuzën që në procesin e bërë në Shqipëri duke vuajtur 10 vite e gjysmë burg. Tani që e kërkojnë për një dënim 20 vite burg nga gjykata e Milanos ai thotë se nuk ka lidhje me këtë dënim. Në intervistën e dhënë në arrati ai thotë se ishin gjykatat shqiptare ato që ia njohën dënimin ndërsa tani kanë ndryshuar mendje.

“Zot i drogës? Kanë luajtur mendsh për Zotin. Nuk e di kush e thotë këtë. Unë e kam pranuar çfarë kam bërë. Unë vetëm 2-3 veta kam njohur megjithëse aty dolën gjithë ata veta. Unë kam pranuar dosjen time me çfarë kishte brenda. Tani shteti im po më merr peng.

Nuk dorëzohem peng te njerëzit e paaftë. Le të më vrasin. Unë vetë nuk do të shkoj te këta. Nuk kam besim. Le të sqarojnë dosjen që ka ardhur nga Italia. Unë e kam bërë burgun për atë çështje. Unë burg tjetër nuk bëj sepse bëra 10 vite e gjysmë burg. Nuk njoh asnjë politikan. Nuk i jam afruar kurrë politikës” – thotë Hatija.

KUSH ESHTE ALKET HATIJA

Alket Hatija mbërriti në Itali në vitin 1997. Ai jetonte në komunën Campomarino, në provincën e Campobassos, në një banesë në rrugën “Kennedy”, ku kishte punuar për pak kohë në bujqësi. Policia italiane ka vërtetuar se nga janari i vitit 2003 deri në mars të 2004-s, Alket Hatija kishte trafikuar në 59 raste në qytetin e Milanos rreth 350 kg heroinë e 190 kg kokainë me vlerë 35-40 milionë euro. Sipas autoriteteve italiane, Alket Hatija është një nga bosët më të mëdhenj të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Ai ishte shpallur prej vitesh person në kërkim, por për të kishte shumë pak të dhëna. Hatija u arrestua në Shqipëri dhe u dënua me 16 vite burg në vitin 2008. U lirua në vitin 2014, pas pretendimeve se bashkëshortja i vuante nga sëmundje kronike. Në korrik të këtij viti u arrestua sërish me argumentin se ishte dënuar me 20 vite burg nga gjykata e Milanos. Ai doli përpara gjykatës së Durrësit e cila e liroi me argumentin se e kishte vuajtur një herë dënimin. Prokuroria e dërgoi çështjen në apel dhe ai vendosi rikthimin në “arrest me burg”. Policia i shkoi në shtëpi, por ai prej asaj kohe qëndron në arrati.©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI