Flash

1 ton drogë në Velipojë, polici i arrestuar vëllai i zv.drejtorit të Policisë Kufitare (FOTO)

Lapsi.al 11 November 2017
1 ton drogë në Velipojë, polici i arrestuar vëllai i

Polici i implikuar në trafikun e drogës për rastin e 1 ton kanabis që u kap sot në Velipojë është Enrik Prel Zylja, vëllai i zv.drejtorit të Policisë së Kufirit, Ndrek Zylja. Mësohet se ai është arrestuar në momentin që po transportonte drogën me anë të një furgoni. Polici kishte dalë garant te trafikantët për transportin e drogës. Sasia e madhe e lëndës narkotike u kap në zonën e Vilunit. Ajo po bëhej gati për t’u transportuar drejt Italisë. Zona e Vilunit në Velipojë dyshohet prej kohesh si pikë ku droga transportohet me skafe drejt Italisë Policia po heton për detaje të tjera dhe për zbulimin e plotë të rolit që kishte efektivi në këtë transport droge të sasisë së madhe.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI