Flash

Çfarë po ndodh në Kretë? Zgjaten edhe me një ditë bisedimet Shqipëri-Greqi (FOTO)

Lapsi.al 11 November 2017
Çfarë po ndodh në Kretë? Zgjaten edhe me një

Ka nisur dita e dytë e takimit të Kretës, ku ministrat Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias, së bashku me stafet e tyre, janë duke diskutuar lidhur me të gjitha çështjet e hapura mes dy vendeve.

Edhe pse ishte parashikuar që takimi të përmbyllej sot, mësohet se për shkak të dinamikës së diskutimeve dhe gamës së madhe të temave, është vendosur që ai të shtyhet të paktën deri të dielën.

Dje, bisedimet kanë vijuar për më shumë se 14 orë, ku në tryezë janë hapur të gjitha kartat lidhur me çështjen e kufirit detar.

Pala greke nga ane e saj, ka paraqitur hartat e tyre, por me të njëjtën monedhë i është përgjigjur dhe pala shqiptare, e cila ka vënë në tryeze dokumente voluminozë lidhur me kufirin detar.

Asnjë prej delegacioneve nuk ka bërë publike qëndrimet e tyre apo pikat të cilat janë më afër zgjidhjes. Por duket se disa çështje janë thuajse të mbyllura si tekstet shkollore apo vula apostile. Ndërsa përballja më e madhe mbetet për çështjet e Luftës së Dyte Botërore, përfshi këtu Ligjin e Luftës dhe Varrezat e ushtarëve grekë./tch

 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI