Flash

Gjyqtari '300 milionësh', prova që 'fundos' Shkëlqim Mirin

Lapsi.al 11 November 2017
Gjyqtari '300 milionësh', prova që 'fundos'

Hetimet për gjyqtarin e Apelit, Shkëlqim Mirin mësohet se kanë nisur në janar të këtij viti, pas informacioneve se gjykatat shqiptare po i jepnin lirinë Gentian Dodës, ish-i dënuar në mungesë për vrasje.

“Panorama”, duke iu referuar burimeve nga Prokuroria shkruan sot se pjesë e aferës korruptive janë edhe katër shtetas të tjerë, që nga ndërmjetësi, deri te një i afërt i ish-të dënuarit Doda, i cili ka fituar në qershor të këtij viti.

Prokuroria ka në dorë tri prova të forta që e implikojnë gjyqtarin në aferat korruptive.

Janë pamjet filmike të një kamere sigurie në një lokal në Fushë-Krujë, në muajin maj 2017, ku shfaqet ndërmjetësuesi duke marrë paratë. Bëhet fjalë për 20 mijë euro.

Shkëlqim Miri, u arrestua dje në orën 2 të mëngjesit, disa orë pasi në banesën e tij ishin sekuestruar një shumë e konsiderueshme parash, euro, lekë e dollarë. Kontrolli në banesën e tij u krye me një vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda, që kishte pranuar kërkesën e organit të akuzës që po e hetonte Mirin prej afro një viti.

Policia e Shtetit njoftoi dje se ndalimi i gjyqtarit 46-vjeçar është kryer në zbatim të urdhrit të Prokurorisë për Krime të Rënda, në funksion të një procedimi penal proaktiv të këtij viti. Burimet thanë se ai akuzohet për korrupsion, pasi dyshohet se ka marrë 20 mijë euro nga familjarët e një ish-të dënuari për vrasje, akuza e të cilit ishte kualifikuar nga Shkalla e Parë dhe ishte apeluar nga Prokuroria.

Në mënyrë që vendimi të mos ndryshonte në Gjykatën e Apelit, të afërmit e të dënuarit kishin ndë- rhyrë përmes kushëririt të gjyqtarit. Përmes shtetasit Kujtim Miri, i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme, ndërmjetësues të familjarëve të të dënuarit, ish-anëtari i KLD, Shkëlqim Miri, ka lehtësuar dënimin, kundrejt shpërblimit financiar.

Gjatë kontrollit të banesës së tij, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi prej rreth 33 milionë lekësh të rinj.

I pyetur në Policinë e Tiranës për prejardhjen e parave, ai ka deklaruar se vetëm 3 milionë lekë të rinj janë kursimet e tij, ndërsa pjesa tjetër janë të një të afërmi që do të blinte një pronë në Tiranë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI