Flash

Mediat greke: Nis lufta kundër mafias shqiptare

Lapsi.al 11 November 2017
Mediat greke: Nis lufta kundër mafias shqiptare

‘Nis lufta kundër mafias shqiptare’. Me këtë titull e fillon shkrimin për Shqipërinë portali i njohur grek Zougla.gr

Në artikull flitet për operacionin ‘Forca e Ligjit’ dhe task forcën speciale të ngritur me mbështetje ndërkombëtare për të goditur grupet kriminale. I bëhet jehonë gjithashtu edhe dy agjentëve të FBI-së, Mark Neëshouse dhe Jack Liao, që do të jenë pjesë e task forcës.

Po kështu sipas portalit grek në këtë njësi speciale do të jenë të përfshirë oficerë të policisë italiane dhe asaj gjermane, për të ndihmuar autoritetet shqiptare.

‘Operacioni vjen pak pas bërjes publike të skandalit me trafikun ndërkombëtar të drogës, ku dyshohet të jetë i përfshirë edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri’, shkruan Zougla.gr

Më tej përmenden deklaratat e ambasadorit amerikan kundër bandave kriminale në vend, si dhe takimi i ditës së martë ku u prezantua operacioni ‘Forca e Ligjit’

©LAPSI.al

Të këshilluara

Ndërron jetë aktori Mërkur Bozgo

Aktori i njohur Mërkur Bozgo është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë prej kohësh. Bozgo numëron një numër të madh rolesh...

09:07

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI