Flash

Si të merrni Green Card në rastin e martesës së dytë

Lapsi.al 11 November 2017
Si të merrni Green Card në rastin e martesës së dytë

Për çështje të emigracionit në SHBA, avokati Kieran Both u përgjigjet pyetjeve.

Zyrës sonë i ka ardhur kjo letër nga një e panjohur: Kohët e fundit aplikova për burrin, për green card, dhe Zyra e emigracionit më kërkoi informacione shtesë. Unë green card-ën time e kam marrë nga burri i parë i cili ishte shtetas amerikan. Pasi u divorcova me të , se nuk shkonim me njëri tjetrin, u martova me burrin që kam sot, i cili kishte ardhur në Amerikë me vizë turistike Nuk di se çfarë informacioni apo dokumentash të dërgoj në emigracion dhe pse. Ju lutem më sqaroni.

Anonim

Raste të tilla Shërbimi i Emigracionit dhe Shtetësisë amerikane(USCIS) i shikon me shumë kujdes aplikimet pasi lind dyshimi në se aplikimi është i vërtetë apo është bërë më qëllime përfitimi statusi. Pra kërkon të bindet që ka të bëjë më një martesë reale e jo fallco. Dokumentacioni apo evidenca që kërkon emigracioni në këto raste lidhet me martesën e parë. Pikërisht nga martesa me shtetas amerikan kjo grua fitoi green card-ën e vet, jo shume vite më parë. Mirëpo, për fat të keq, siç edhe vete martesa nuk qe e suksesëshme.. Si mund të provohet kjo?

Letra e emigracionit thotë se ajo u martua për herë të dytë brënda 5 vjetëve nga fitimi i green card-ës së fituar si rezultat i martesës me shtetasin amerikan.. Letra gjithashtu thotë se aplikimi për burrin e dytë nuk do të aprovohet në rast se kjo martesë nuk është bërë sipas ligjit te emigracionit. Sipas ligjit aprovimi i nje aplikimi të tillë bëhet vetëm në rastet kur 1) martesa e parë me shtetasin amerikan është ndërprerë si rezultat i vdekjes se tij. 2) Duhet të ketë kaluar një periudhë 5 vjeçare nga dita e marrjes nga ana e bashkwshortes e statusit si residente permanente.

3)Gruaja duhet të provojë përmes evidencave të qarta e të mjaftueshme se martesa e saj e parë me shtetasin amerikan nuk qe bërë për përfitime të satusit të saj, por qe e mbështetur mbi dashurinë.

Kjo nuk do të qe e lehtë për tu provuar, aq më teper në qoftë se ajo nuk ka kontakte me burrin e parë. Evidenca të tilla do të ishin: vërtetime të pronësisë së përbashkët gjatë martesës së parë me shtetasin amerikan; deklarata bankare që tregojnë se çifti i mbante paratë sëbashku, në një llogari të përbashkët; pagesat e elektrikut telefonit në emrat e tyre të përbashkët, sigurimet etj. Certefikatat të lindjes së fëmijëve do të ishte shumë e rendësishme që vërteton seriozitetin e martesës. Në vazhdim, klientja jonë duhet të dorëzojë deklarata me betim, të palëve të treta që dëshmojnë se lidhja e saj në martesën e parë ka qënë e vërtetë.

Ajo gjithashtu duhet të lëshojë deklaratën e saj lidhur me martesën e parë me shtetasin amerikan, e të bashkëngjisë foto të martesës si edhe nga jeta bashkëshortore në vazhdim Deklarata duhet të spjegojë shkaqet apo situatën që e solli martesën drejt divorcit.

Pasi të ketë marrë gjithë informacionin e nevojshëm zyra e emigracionit vendos për vlerën e martesës, apo për natyrën reale ose jo të martesës se parë. Në se vendimi është pozitiv, atëherë gruas i jepet vija jeshile për të vazhduar procesin me burrin e dytë , dmth të bëjë dokumentat për burrin e dytë.

Më vonë ky çift do të paraqitet për intervistë para emigracionit. Kjo i jep shans , mundësi atyre të provojnë se martesa e tyre është reale.

Ne sugjerojmë që njerëzit që ndodhen në pozita të tilla të konsultohen patjetër me avokat me eksperiencë të emigracionit lidhur me evidencat që kerkohen në këto raste nga zyra emigracionit.

Ndodh që pas divorcit palët nuk i ruajnë këto dokumenta, pasi duan të vazhdojnë jetën e tyre pa e kthyer kokën në të kaluarën.

Një avokat i emigracionit do të ndihmontë shumë me këshillat e tij, se cilat pikerisht evidencat do të ishin më të mira për tu paraqitur

Nëse kërkesa, apo aplikimi(Form I-130) aprovohet, bashkëshorti i ri mund të vazhdojë më tej procesin për marrjen e green card-ës duke mbushur formularin (Form I-485).

Kur të thirren për intervistë, çiftit mund tu bëhen mjaft pyetje apo tu kërkohen evidenca plotësuese për të faktuar vërtetësinë e martesës. Shumë dokumnta do te jenë të ngjashme me ato që u kërkuan për martesën e parë të klientes.Gjithesesi do ta diskutojme këtë lloj interviste, më në hollësi një here tjetër./Illyria

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI