Flash

Rama thotë: “Natën e mirë” me një tjetër sulm ndaj mediave

Lapsi.al 10 November 2017
Rama thotë: “Natën e mirë” me një tjetër

Edi Rama po kalon në një fazë tjetër në konfrontimin me mediat. Duke i etiketuar sërish si kazan, Rama postoi një foto në Facebook ku përdor taksat për t’i bërë një ‘fact check’ konkluzioneve të supozuara të mediave.

Ai përmend taksën e biznesit të vogël, ku thotë se ndryshe nga katër vite më parë, tani ajo është zero, dhe fton ndjekësit e tij në Facebook të dalin të pyesin në një dyqan afër shtëpisë së tyre nëse kjo që thotë është e vërtetë.

Sistemi i taksave në Shqipëri ka konfonduar shpesh opinionin publik për shkak të kompleksitetit që mbart. Jo të pakta kanë qenë rastet kur panelet e emisioneve televizive kanë vluar në diskutime për taksat.

Sot, Rama i vuri në gojë kazanit frazën: "Taksat janë rritur." Por, në përgjigjen e tij është treguar më i kujdesshëm. Ai e kanalizon atë drejt taksës së një sektori, konkretisht binzesit të vogël.

Për të dytën mbrëmje radhazi, kryeministri zgjodhi të sulmojë mediat. Dje ai habiti me postimin që bëri ndaj televizionit flamurtar të kauzave të tij për vite me rradhë, Top-Channel. Ky televizon tani u kthye në ‘jo të besueshëm’ për Ramën. Sot, sulmi ishte më i koklavitur. Në shënjestrën e Kryeministrit ishte i gjithë grumbulli i kazanëve. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Zhduket prej një jave avokati Besnik Muço

Prej disa ditësh avokati Besnik Muço rezulton i zhdukur. Denoncimin në polici e ka bërë bashkëshortja e tij. Sipas saj ai ishte nisur në Itali më datën 2 nëntor...

18:50

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI