Flash

Shokon e mitura shqiptare në Greqi: Xhaxhai më ka përdhunuar për 7 vite

Lapsi.al 10 November 2017
Shokon e mitura shqiptare në Greqi: Xhaxhai më ka përdhunuar

Një 17-vjeçare shqiptare e cila jeton Greqi ka denoncuar xhaxhain e saj për dhunë seksuale. Vajza i është drejtuar policisë së qytetit ku banonte, dhe ka treguar se prej 7 vitesh me radhë është përdhunuar nga xhaxhai i saj.

Mediat greke shkruajnë se e mitura ka tentuar vetëvrasjen në vitin 2016 në kushtet e depresionit.

Në dosjen hetimore thuhet se 17-vjeçarja shqiptare është përdhunuar nga xhaxhai u saj që nga viti 2009 deri më 2016, në shtëpinë e tij në Canetto dhe në shtëpinë ku jetonte vajza.

Ndaj të akuzuarit, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” një herë në muaj në polici, si dhe ia ka ndaluar daljen nga Greqia. Gjithashtu ai është ndaluar të komunikojë me mbesën e tij, e cila e ka denoncuar për përdhunim, por ky i fundit ka mohuar akuzat, duke i cilësuar të pavërteta.

Të këshilluara

Zhduket prej një jave avokati Besnik Muço

Prej disa ditësh avokati Besnik Muço rezulton i zhdukur. Denoncimin në polici e ka bërë bashkëshortja e tij. Sipas saj ai ishte nisur në Itali më datën 2 nëntor...

18:50

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI