Flash

Apeli i Durrësit rikthen në burg njeriun e Gulen, por shtetasi turk ia ka mbathur nga Shqipëria

Lapsi.al 10 November 2017
Apeli i Durrësit rikthen në burg njeriun e Gulen, por shtetasi turk ia

Profesori turk Muhammed Yasir Aydogmus duhet të jetë në burg. Kështu ka vendosur sot Gjykata e Apelit në Durrës, e cila ka caktuar ndaj tij masën e sigursë ‘arrest me burg’. Aydogmus është i  kërkuar nga drejtësia turke për "pjesëmarrje në organizatë terroriste' dhe si i lidhur me klerikun Fetullah Gulen.

Rikthimin e tij në burg e kishte kërkuar Prokuroria e Durrësit, pasi më 13 tetor Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e kishte liruar.

Ai u arrestua në Durrës, së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët pasi tentuan të kalojnë tranzit drejt Italisë me pasaporta të falsfikuara. Për lirimin e tij pati një reagim të ashpër nga Ambasada Turke në Tirane, e cila e cilësoi si skandaloz vendimin për lirimin e tij.

Ndërkohë që profesori turk rezulton të jetë larguar më 30 tetor bashkë me gruan dhe dy fëmijët nga kambi i refugjatëve në Babrru të Tiranës. Sipas autoriteteve turke ai është i lidhur me organizatën FETO të klerikut Gulen.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI