Flash

Rama i quan 'kazan', Vlahutin merr në mbrojtje gazetarët: Paguhen 300 euro në muaj dhe shkarkohen me një sms

Lapsi.al 10 November 2017
Rama i quan 'kazan', Vlahutin merr në mbrojtje gazetarët:

Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin duke folur në konferencën ‘Ditët mediatike të Ballkanit perëndimor’ ka marrë në mbrojtje gazetarët në Shqipëri, për të cilët tha se janë të keqpaguar dhe në shumë raste situata arrin deri aty sa shkarkohen vetëm me një sms.

“Është shumë e vështirë të jesh gazetar me 300 euro në muaj dhe që mund të pushohesh me një mesazh. Por duhet të kemi parasysh që jo çdo njeri që flet është një gazetar dhe jo çdo hapësirë është një media. Duhet të ndahet kjo gjë. Duhet patjetër një mbështetje financiare. Janë tregje shumë të vogla që nuk mund të vetërregullohen, dhe është e rëndësishme që ne si BE duhet të investojmë. Kjo do të nxiste konkurrencën e ndershme dhe do të edukonte brezat e ardhshëm”, tha Vlahutin.

©LAPSI.al

Të këshilluara

Rama e nxjerr bllof Bashën me fjalët e veta

Edi Rama e ka nxjerrë sot bllof Bashën me fjalët e veta. I nxitur nga opozitarizmi i paprinciptë dhe nga protagonizmi për të goditur gjithçka, shefi i opozitës ...

12:34

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI