Flash

Zbulohet emri i shqiptarit që u plagos në Ekuador për pazaret e kokainës

Lapsi.al 10 November 2017
Zbulohet emri i shqiptarit që u plagos në Ekuador për pazaret e

Mediat në Ekuador kanë publikuar emrin e shqiptarit që ra pre e atentatit mafioz për pazaret e kokainës. Bëhet fjalë për Remzi Azemin nga Kosova, i cili ka marrë tre plumba, ndërsa udhëtonte me makinë me bashkëshorten dhe vajzën e tij 3 vjeçe.

“El telegrafo” shkruan se ka qenë gruaja që ka hapur xhamin e makinës, duke i dhënë mundësi atentatorëve të qëllojnë brenda në makinën e blinduar. Fatmirësisht gruaja dhe vajza e Azemit nuk janë lënduar, ndërsa ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Shqiptari udhëtonte me një mjet Ford të blinduar. Policia vendase është e bindur se bëhet fjalë për pazare te prishura të trafikut ndërkombëtare të kokainës.

Ata kanë ndaluar një 22-vjeçar të akuzuar për tre vrasje. Autoritetet thonë se kanë ndërmend që të ndalojnë udhëtimin e dy personave në një motoçikletë. Ky është rasti i dytë që shqiptarët në Ekuador bien pre e sulmeve brenda një harku të shkurtër kohor. Në muajin maj të këtij viti në të njëjtin qytet, mbeti i vrarë Ilir Hidri që gjithashtu dyshohet si i përfshirë në trafikun e drogës.

Të këshilluara

Rama e nxjerr bllof Bashën me fjalët e veta

Edi Rama e ka nxjerrë sot bllof Bashën me fjalët e veta. I nxitur nga opozitarizmi i paprinciptë dhe nga protagonizmi për të goditur gjithçka, shefi i opozitës ...

12:34

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI