Flash

Tre doganierë të Kapshticës në pranga për kontrabandë (VIDEO)

Lapsi.al 10 November 2017
Tre doganierë të Kapshticës në pranga për

Në videon e siguruar nga Lapsi.al është momenti i arrestimit të doganierëve të Kapshticës që bashkëpunonin me disa persona për kontrabandën e veshjeve përkundrejt ryshfetit. 7 vetë janë arrestuar nga policia, nga të cilët 3 doganierë, 1 punonjës policie dhe 3 tregtarë. Dy të tjerë u shpallën në kërkim.

Të arrestuar janë:

- Flobenc Gaxho, 45 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës turni në doganën Kapshticë;

- Fredi Blushi, 56 vjeç, me detyrë doganier në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë;

- Gentian Keco, 33 vjeç, banues në fshatin Baban, Devoll me detyrë doganier

- Sali Dervishi, 53 vjeç, banues në Zëmblak, Maliq, me detyrë punonjës policie, kontrollor në Kapshticë;

- Klodian Korçari, 42 vjeç, banues në Bulgarec, Korçë;

- Xhuliano Skënderasi, 34 vjeç, banues në Vloçisht, Maliq;

- Gazmir Shkëmbi, 34 vjeç, banues në Dvoran, Korçë;

Ndërsa shtetasit G.A., 32 vjeç dhe S.Sh., 53 vjeç, u shpallën në kërkim.

Aksioni u zhvillua natën e kaluar, kur të arrestuarit janë kapur në flagrancë duke transportuar në bashkëpunim 22 ngarkesa me veshje të ndryshme të dyshuara kontrabandë.

Të arrestuarit e sillnin sasinë e veshjeve deri në Kapshticë me një kamion, të cilin e parkonin në doganën greke dhe më pas brenda ditës kalonin 3-4 herë drejt tokës shqiptare mallrat, me mjete të tjera më të vogla transportuese. Mallrat janë futur kontrabandë nëpërmjet Degës Doganore Kapshticë pasi nuk kanë kryer praktikat doganore.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI