Flash

Justifikohet gjyqtari: 340 milionë lekët ishin të një mikut tim, të tjerat i kisha kursime nga pagat

Lapsi.al 10 November 2017
Justifikohet gjyqtari: 340 milionë lekët ishin të një mikut

Një ditë pas ndalimit nga policia gjytari i Apelit në Tiranë, Shkëlqim Miri ka dhënë dëshminë e tij për shumën prej 340 milionë lekësh të vjetra që iu gjet në banesë.

Sipas tij vetëm 3 milionë lekë ishin të tijat si kursime nga pagat, ndërsa pjesa tjetër e parave ishte e një  mikut të vet, i cili do të blinte një pronë në Tiranë.

‘Rreth 3 milionë lekë janë të miat, pjesa tjetër të një miku i cili mi kishte lënë sepse do blinte një pronë në Tiranë. Kursimet i kisha nga pagat dhe i mbaja në shtëpi’, mësohet të ketë thënë gjyqtari para policisë.

Dyshohet se Shkëlqim Miri i mori 20 mijë euro Gentian Dodës për të ndryshuar akuzën nga vrasje në plagosje, duke e liruar në këtë mënyrë nga burgu.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

Rama e nxjerr bllof Bashën me fjalët e veta

Edi Rama e ka nxjerrë sot bllof Bashën me fjalët e veta. I nxitur nga opozitarizmi i paprinciptë dhe nga protagonizmi për të goditur gjithçka, shefi i opozitës ...

12:34

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI