Flash

Haradinaj Kryeministër, por Serbia nuk pranon të heqë urdhër-arrestin ndërkombëtar

Lapsi.al 10 November 2017
Haradinaj Kryeministër, por Serbia nuk pranon të heqë

Kosova akuzon Serbinë se po minon dialogun mes dy vendeve duke refuzuar të tërheqë urdhër-arrestin ndërkombëtar për kryeministrin, Ramush Haradinaj.

Falë këtij urdhër-arresti, Haradinaj u arrestua në Janar të këtij viti në Francë, derisa u lirua nga gjykata, e cila refuzoi kërkesën e Serbisë për ekstradim.

Duke i cilësuar si të rreme provat që paraqesin serbët për urdhër-arrestin e Haradinajt, këshilltari i tij politik shprehet se këto veprime i takojnë kohës së Sllobodan Millosheviçit.

Krijimi i listave dhe akuzimi i njerëzve mbi prova të rreme u takon kohërave të errëta të Serbisë, nën (Sllobodan) Millosheviçin. Kjo nuk i kontribuon dialogut midis Kosovës dhe Serbisë si dy shtete sovrane dhe fqinje” - u shpreh sot Halil Matoshi, transmeton Klan Kosova.

Televizioni kosovar citon Reuters kur shprehet se: Zyrtarët perëndimorë në Prishtinë, ashtu si edhe ata lokalë, druajnë se Haradinaj mund të arrestohet nëse udhëton jashtë vendit dhe nëse urdhërarresti për të nuk tërhiqet.

Javën e ardhshme, kryeministri kosovar do të zhvillojë një vizitë në Bruksel. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI