Flash

Fevziu: Rama nuk qeveris dot më, ai vetëm mund të zvarritet deri në fund të mandatit (video)

Lapsi.al 10 November 2017
Fevziu: Rama nuk qeveris dot më, ai vetëm mund të zvarritet deri

Kjo qeveri pas skandaleve të fundit vetëm mund të zvarriset dhe nuk e drejton dot më vendin. Kështu ka thënë Blendi Fevziu i cili ka folur “pa dorashka” për qeverinë Rama në emisionin "Kolaudim" në InTV. Pyetjes së Vinit e Mateos se me çfarë note e vlerëson kabinetin “Rama 2”, Fevziu u përgjigj shkurt dhe qartë duke thënë “0”.

Duke u nisur nga kriza që e ka kapur, moderatori i njohur u shpreh gjithashtu se qeveria Rama mund të bjerë edhe më përpara mbarimit të mandatit të saj, por mund të ketë edhe përmirësime apo ndryshime. Ai vijoi më tej duke thënë se me të gjitha këto problematika në jetën politike në vend, kjo qeveri e ka të pamundur të qeverisë, ose Rama duhet të shpikë një formulë të re në mënyrë që jetëgjatësia e tij si kryeministër të vazhdojë.

Të këshilluara

Zhduket prej një jave avokati Besnik Muço

Prej disa ditësh avokati Besnik Muço rezulton i zhdukur. Denoncimin në polici e ka bërë bashkëshortja e tij. Sipas saj ai ishte nisur në Itali më datën 2 nëntor...

18:50

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI