Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Bushati dhe Kotzias flasin për gazetarët pas 48 orë negociatash

Lapsi.al 11 November 2017
Bushati dhe Kotzias flasin për gazetarët pas 48 orë negociatash

Pas 2 ditësh negociata për çështjet e hapura mes Shqipërisë dhe Greqisë që po zhvillohen mes ministrave të jashtëm në Kretë, Bushati dhe Kotzias kanë folur për gazetarët. Ata kanë qenë të rezervuar për të dhënë detaje ndërsa thanë se po punojnë mbi një paketë çështjesh të hapura mes dy vendeve.

“Siç dihet ne kemi hapur një kapitull të rëndësishëm të marrëdhënieve me Greqinë ku kemi tematizuar të gjitha çështjet që i konsiderojmë të hapura apo për çështje që kemi këndshikime të ndryshme. Natyrisht që është bërë një punë voluminoze sidomos dy ditët e fundit me ngritjen e mekanizmit të nivelit të lartë ndërmjetës të dy vendeve tona. Këto dy ditë bisedimet kanë qenë më intensive dhe më të strukturuara.

Kjo është një dosje jo e lehtë, rreth 70 e ca vjeçare dhe për pasojë kërkon kohën e vet dhe instrumentat e përshtatshëm për një zgjidhje në frymën evropiane dhe bazuar në të drejtën ndërkombëtare. Bëhet fjalë për një paketë ndonëse çështjet jemi përpjekur t’i vendosim sipas një tematike kohore apo logjike. Për sa kohë do të vazhdojmë në këtë proces konsultimi dhe bisedimi unë rezervohem të jem i matur në deklarime” – tha Bushati.

“Me kolegun tim, Ministrin e Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati, ne kemi filluar bisedimet që nga dje në mëngjes. Ne do të vazhdojmë bisedimet nesër, përpara se të fluturojmë për në Bruksel ku do të zhvillohet një mbledhje e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE. Ne po diskutojmë çështjet që janë të hapura dhe ne duam t'i zgjidhim ato sot për të zhvilluar perspektivat për nesër. Në këtë punë shumë intensive dhe të pandërprerë, ne vendosëm të vijmë në këtë vendin e lindjes së Zeusit dhe ku ai rrëmbeu Evropën e bukur. Në vendin ku Evropa ka lindur, ne po punojmë me kolegun tim, Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Ne gjithashtu duam që Shqipëria të bëhet një shtet anëtar i BE” – tha Kotzias.©LAPSI.al

Të këshilluara

Javën e ardhshme vjen acari dhe bora

Sot dhe gjatë fundit të javës në vend parashihet të ketë mot kryesisht të vranët, ndërkohë nga mesi i javës së ardhshme parashikohet ulje temperaturash dhe resh...

18:48

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI