Flash

LAJM I FUNDIT/ Një tjetër i arrestuar për 1.5 tonët e drogës së kapur në Vilun

Lapsi.al 11 November 2017
LAJM I FUNDIT/ Një tjetër i arrestuar për 1.5 tonët e

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës kanë arrestuar para pak minutash në Lezhë një tjetër të shpallur në kërkim për 1.5 ton drogë të zbuluar në një hambar në plazhin e Vilunit pranë Velipojës. Lapsi.al mësoi se në pranga ka rënë F.M, 32-vjeç nga Këlcyra e Përmetit. Më herët 5 persona janë arrestuar në flagrancë, ndërsa 2 të tjerë mbeten në kërkim. Mes të arrestuarve është edhe një oficer policie i cili kishte dalë garant për transportin e drogës. Ai quhet Enriko Zyle, efektiv te Policia Kufitare Tiranë. Të arrestuarit e tjerë janë Sokol Ujka, 42 vjeç, banues në Velipojë Shkodër, Arbër Bozhanaj, 30 vjeç, banues në Orikum Vlorë, Genti Dano, 35 vjeç, banues në Selenicë Vlorë dhe Dervish Gjolekaj, 32 vjeç, banues në Dukat Vlorë. Në kërkim mbetet J.B, 20 vjeç, banues në Orikum Vlorë dhe GJ.N, 44 vjeç, banues në Lezhë

Të këshilluara

Javën e ardhshme vjen acari dhe bora

Sot dhe gjatë fundit të javës në vend parashihet të ketë mot kryesisht të vranët, ndërkohë nga mesi i javës së ardhshme parashikohet ulje temperaturash dhe resh...

18:48

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI