Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Piers Morgan i kërkon falje Ariana Grandes: Ti ke kaq shumë kurajo, më fal! (Foto)

Lapsi.al 6 June 2017
Piers Morgan i kërkon falje Ariana Grandes: Ti ke kaq shumë kurajo,

Ishin të shumta reagimet e sulmit në Manchester kishte shumë njerëz që i dhanë kurajo Ariana Grandes por kishte dhe nga ato që e sulmuan.

I tillë ishte reagimi i Poers Morgan  i cili e dënoi largimin e këngëtares nga Manchester-i menjeherë pas ngjarjes. Ai u shpreh disa ditë më parë, se ku u zhduk kjo vajzë, që pas sulmit nuk e pa më njeri?

Por mesa duket Morgan sot e ka kuptuar që ka gabuar, pasi ka parë koncertin e Arianës, dhe i ka kërkuar asaj ndjesë që e kishte paragjykuar. Më poshtë mund të lexoni letrën që ai i ka dërguar këngëtares së njohur amerikane.

​“E dashur Ariana, të them të drejtën nuk dija shumë rreth teje para se të ndodhte tragjedia e Manchesterit. Padyshim, që e dija se je një nga yjet e reja të muzikës pop në Amerikë, por kaq. Por nuk jam i aftë të këndoj asnjë nga këngët e tua, madje as nuk do të njihja nëse do të më dilje përballë. Gati dy javë më parë, unë isha shumë i nxehur me ty, kur ike drejt vendit tënd vetëm pak orë pas tragjedisë. I nxehur për jetët e marra, për terrorizmin dhe mbi të gjitha, për vajzat e vogla të cilat nuk e meritojnë të jenë në shtratin e një spitali. Kështu që isha i nxehur. E më pas, kur pash që dhe vetë mbretëresha kishte vizituar të plagosurit, gjëja e parë që mendova ishte: “Po ajo ku dreqin është?” Mendove se nëse mbretëresha 91-vjeçare gjeti kohën dhe forcën për të qenë pranë tyre, ti pse jo? Unë pashë koncertin tuaj dje dhe u inspirova kaq shumë. Dhe në qendër të të githëve ishe ti, Ariana. Ia dole të qendroje stoike përballë një situate të rrezikshme. Ti mund të dukesh thjesht një vajzë e vogël por forca jote ia kaloi një turme patetike terroristësh, të gjithë të marrë së bashku. Isha krejtësisht gabim. Të paragjykova. Ti ke kaq shumë kurajo, më fal që dyshova tek ajo!” –shkruan Morgan.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI