Flash

Eno Popi në pikëpyetje, Top Channel i mbyll emisionin

Lapsi.al 16 October 2016
Eno Popi në pikëpyetje, Top Channel i mbyll emisionin

Siç është paralajmëruar, nga kjo e martë shikuesit e Top Channel nuk do të ‘luajnë’ më në ekran me quiz-in “100 milionë”. Programi i nisur fillimisht nga Krasta e më pas trashëguar nga Eno Popi është vendosur të mbyllet, për t’u zëvendësuar nga një tjetër format i ngjashëm. “Të gjithë për një” quhet emisioni i ri për drejtimin e të cilin, sipas informacioneve të lapsi.al, janë provuar disa nga personazhet kryesore të ekranit të Top Channel. Po ashtu, mësohet se një nga më të provuarit ka qenë drejtuesi i emisionit të mëngjesit “Wake Up”. Por deri më tani, Eno Popi nuk është konfirmuar si triumfuesi i audicionit për quiz-in e ri.

Formati ndërkombëtar “Të gjithë për një” zakonisht në vendet e tjera drejtohet nga aktorë apo kryesisht personazhe karizmatikë. Kjo për shkak të fëmijëve që marrin pjesë në show, batutave dhe të pyetjeve nga formimi i herëshëm që u bëhen të rriturve në “testim”. Nuk dihet nëse ky është ngërçi që ka stepur drejtuesit e Top Channel për të vendosur menjëherë për gazetarin Eno Popi, ndaj për t’u njohur me prezantuesin dhe vetë emisionin e ri, do na duhet të presim të martën. 

Të këshilluara

Bob Dylan refuzon Nobelin?

Akademia suedeze e Nobelit nuk arrin te flasë me Bob Dylan. Njëzetekatër orë pas caktimit te çmimit Nobel për Letërsinë, kancelari i Akademisë ka deklaruar se k...

15:47

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI