Flash

Sadije Berisha rrëfen momentin e takimit me Sali e Liri Berishën në dasmën e princit

Lapsi.al 15 October 2016
Sadije Berisha rrëfen momentin e takimit me Sali e Liri Berishën

Sadije Berisha, ishte PR dhe organizatorja kryesore e dasmës së Princ Leka II dhe artistes Elia Zaharia. Ajo u kujdes për dasmën, protokollin dhe gjithçka tjetër që kërkonte kjo ceremoni jo si gjithë të tjerat.

Në një intervistë për “Panorama” ajo rrëfen paskuintat e kurorëzimit që rrëmbeu vëmendjen e mediave botërore për praninë e gjakut blu nga e gjithë bota.

Veç të tjerash, ajo rrëfen momentin emocionues të takimit me çiftin ish-kryeministror, Sali dhe Liri Berisha dhe tregon arsyen pse nuk pati një ftesë për Shkëlzenin.

“Kjo ishte dasma e Elias dhe Princ Lekës. Nuk ka arsye të tjera, përveç faktit që ata nuk janë shoqëruar kurrë me njëri-tjetrin”- thotë ajo për “Panorama”.

Sadija tregon më tej  se “Kjo ishte një ceremoni ku ata ftuan miqtë e ngushtë, dhe nuk kishin asnjë detyrim të ftonin gjithë familjen”.

Duke rrëfyer momentin e takimit me ish-vjehrrit e saj, Sali dhe Liri Berisha ajo e cilëson atë një moment emocionues, duke theksuar se ata janë gjyshërit e dy fëmijëve të saj.

“Ky moment i dasmës ishte pak emocionues, pasi ata do të thonë shumë për mua në një kohë që janë ligjërisht gjyshërit e dy fëmijëve të mi, Medinës dhe Laidonit. Dhe më kryesorja ishte që unë nuk i kisha parë ata për një kohë shumë të gjatë”- thotë ajo.

Ti vetë u komentove për pamjen e bukur dhe formën e mirë fizike. Si qëndron kaq bukur e në formë?

Fitova një kilogram gjatë qëndrimit në dasmë (qesh)… Por si gjithmonë mund të them ushqim të shëndetshëm, ndërsa ushtrohem rregullisht dhe kjo është mënyra më e mirë.

Në dasmën mbretërore ishin të ftuar Sali dhe Liri Berisha, ish-vjehrri dhe vjehrra juaj. Patët mundësi të takoheshit dhe si u ndjeve?

Ky moment i dasmës ishte pak emocionues, pasi ata do të thonë shumë për mua në një kohë që janë ligjërisht gjyshërit e dy fëmijëve të mi, Medinës dhe Laidonit. Dhe më kryesorja ishte që unë nuk i kisha parë ata për një kohë shumë të gjatë.

Ra në sy mungesa e ishit tuaj, Shkëlzenit, në këtë dasmë. Nuk kishte ftesë për të?

Jo.

Pse?

Kjo ishte dasma e Elias dhe Princ Lekës. Nuk ka arsye të tjera, përveç faktit që ata nuk janë shoqëruar kurrë me njëri-tjetrin. Kjo ishte një ceremoni ku ata ftuan miqtë e ngushtë, dhe nuk kishin asnjë detyrim të ftonin gjithë familjen.

Edhe i dashuri juaj i zemrës suedez mungoi në dasmë. Pse nuk ishte i pranishëm?

Nuk ishte i pranishëm në dasmë, pasi ai ndodhej në Afrikën e Jugut, për të konkurruar në një kampionat botëror.

Si vazhdon lidhja?

Lidhja vazhdon mirë shumë.

Çfarë ju lidh kaq shumë me njëri-tjetrin?

Në fillim na lidhi puna jonë për ndërtimin dhe dizajnin. Ndërsa tani ajo që na lidh është dashuria, pra kjo mes nesh është dashuri.

Bashkëjetoni?

Jo, ne nuk jetojmë bashkë.

Keni ndonjë plan që mund t’ju lidhë edhe më shumë? Për shembull, të sillni në jetë një fëmijë?

(Qesh) Jo, më shumë fëmijë faleminderit! Së bashku ne kemi 3 djem, 3 vajza, 1 qen, 2 mace dhe një kalë. Mendoj se kjo është e mjaftueshme.

Të këshilluara

Bob Dylan refuzon Nobelin?

Akademia suedeze e Nobelit nuk arrin te flasë me Bob Dylan. Njëzetekatër orë pas caktimit te çmimit Nobel për Letërsinë, kancelari i Akademisë ka deklaruar se k...

15:47

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI