Flash

Bleona ia lyp publikisht një personazhi të famshëm, por ai…

Lapsi.al 14 October 2016
Bleona ia lyp publikisht një personazhi të famshëm, por

“Ti nuk din as me ma lyp”, këndonte dikur Bleona, por kësaj here duket se ka rënë në “grackën” e tekstit të vetë.

Këngëtarja shqiptare e cila përveç partnerit të jetës, vazhdon të jetë në kërkim të famës në Amerikë, ka postuar një foto të para 5 viteve ku shihet përballë producentit të njohur të muzikës elektronike, David Guetta. Ishte ceremonia e “American Music Awards” kur Bleona në fillimet e saj në tregun amerikan, i kërkonte fituesit të çmimit Grammy, një këngë. Pas gjithë këtyre viteve, këngëtarja duket se e ka ende fiksim bashkëpunimin me francezin më të paguar të diskotekave.

“Duke u kujtuar se për çfarë po diskutonim në këtë foto. Të njëjtën gjë të cilën i them sa herë e takoj David Guetta-n: “më duhet një nga këngët e tua, më duhet një nga këngët e tua, më duhet një nga këmbët e tua” – nuk lodhet së “lypuri’ Bleona. Por, vetë producenti me sa duket nuk e ka parë postimin, përderisa nuk i ka kthyer as përgjigje yllit shqiptar. 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI