Flash

I hoqën nga Top Show, vajza e Ema Andreas dhe mjeku i Malësisë së Madhe zëvendësohen nga…

Lapsi.al 14 October 2016
I hoqën nga Top Show, vajza e Ema Andreas dhe mjeku i Malësisë

Sara Kapo dhe Valeri i “Big Brother” u miratuan nga vetë Lori Hoxha teksa në fillim të sezonit, u prezantuan si dyshja “e rrezikshme” e panelit të Top Show. Trashëgimtarja e Top Channel e cila po përpiqet të japë një dorë në drejtimin e televizionit, dha pëlqimin e saj për çiftin që do të ngacmonte të ftuarit e këtij formati. Por me sa duket gjërat nuk shkuan sipas programit dhe kur ka kaluar vetëm një muaj nga nisja, kjo pjesë e rëndësishme e emisionit, dështoi!

Vajza e aktores Ema Andrea e cila qethi flokët me brisk për të qenë në trend me emisionin, së bashku me Valer Kolnikajn, mësohet se janë larguar nga emisioni i drejtuar nga Alban Dudushi.

Në vend të këtyre personazheve, tashmë janë bërë publik emrat e zëvendësuesve. Nga kjo e premte, në poltronat e opinionistëve do të shohim moderatoren Albana Osmani dhe gazetarin Ervin Kurti. Mbetet për t’u parë se sa do të funksionojë kjo dyshe e re, por në çdo rast, opsionet mbeten të hapura. 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI