Sërish një lajm për rikthimin e Krastës në ekran. Ndonëse moderatori vetëm pak javë më parë mohoi kategorikisht kontratën e përfolur me Ora News dhe me çdo televizion tjetër, duket se tashmë, për të gjërat kanë ndryshuar. Sipas një artikulli të revista “Who” por të pakonfirmuar, “është presidentja e Top Medias e cila ka udhëhequr negociatat” për të afruar sërish në gjirin e televizionit më të madh në vend, atë që pak vite më parë e larguan nga Top Channel, duke e hedhur në gjyq.
Sipas informacioneve shumë të kursyera që dalin nga TCH, Krasta pritet të bëjë një program të ri autorial. Ai gjithashtu me shumë të ngjarë t'i kthehet programit të filluar prej tij, “E Diell”, për të vazhduar përballjen me konkurencën e stacionit televiziv Klan.
Krasta ka bërë një vit tërheqje nga jeta publike pas mbylljes nga qeveria Rama të programit të tij dhe vetë stacionit televiziv “Agon” në shtator të 2015.