Flash

Adi Krasta në Top Channel, oferta e dytë e paturpshme?

Lapsi.al 15 October 2016
Adi Krasta në Top Channel, oferta e dytë e paturpshme?

Kur kanë kaluar vetëm 24 orë nga zyrtarizimi i lajmit se moderatori i njohur u rikthye në gjirin e Top Channel, zërat se atij iu ofrua një kontratë e majme janë shtuar. Natyrisht që Adi Krasta nuk do mund të kthehej kollaj në një vend nga i cili u largua jo me pak probleme. Ndaj fjalët që po qarkullojnë nëpër korridoret e Top Channel, bëhen më të besueshme.

Ndonëse prej kohësh flitet për një krizë financiare që Top Channel po kalon, kjo duket se nuk i ka penguar aspak drejtuesit e këtij televizioni t'i bëjnë një ofertë marramendëse Krastës. Ose siç do ta quante vetë prezantuesi, referuar kalimit të dikurshëm në Agon Channel, "ofertë paturpësisht të parefuzueshme".

Burime konfidenciale brenda Top Channel thanë për lapsi.al se kontrata e Krastës shkon në disa mijë euro për gjithë sezonin. Thënë ndryshe, ndoshta rroga më e lartë që ndonjë prezantues shqiptar merr momentalisht. Por sigurisht shumë më e vogël në krahasim me atë që Krasta merrte në Agon Channel.

Adi Krasta pritet t'i rikthehet emisionit me të cilin dikur u identifikua në ekranin e Top Channel , "E diell". Ai mund ta ketë rrogën më të madhe se rivali i tij në Tv Klan, por sidoqoftë Adi Krasta nuk e ka kapur asnjë të dielë shikueshmërinë e emisionit të Ardit Gjebreas.

Të këshilluara

Bob Dylan refuzon Nobelin?

Akademia suedeze e Nobelit nuk arrin te flasë me Bob Dylan. Njëzetekatër orë pas caktimit te çmimit Nobel për Letërsinë, kancelari i Akademisë ka deklaruar se k...

15:47

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI