Flash

Ermali tallet me çunat e "Fiks Fare", nis emisionin me një puthje në buzë

Lapsi.al 24 September 2016
Ermali tallet me çunat e "Fiks Fare", nis emisionin me një

Ermal Mamaqi e nisi spaktaklin e tij në TV Klan duke ironizuar portalet, por më shumë se me mediat, komiku i njohur duket se u tall me vëmendjen që kërkuan dy prezantuesit e "Fiks Fare". "Unë dua të bëj një skandal, ka ndonjë burrë që do të më puthë", provoi Ermali fatin, duke ftuar spektatorët sepse "duhet një skandal që sot të dalim në të gjitha portalet".

Natyrisht që askush nga salla nuk mori mëndjen e Mamaqit derisa në studio u shfaq surprizë Eni Koçi. As me këngëtaren nuk arriti të "bëj gjë" prezantuesi i "Xing me Ermalin" pasi në momentin final, motra e madhe Koçi ndërhyri duke mos e lënë puthjen të finalizohet.

Sërish në kërkim të famës, ashtu sikurse u komentuan masivisht Devisi dhe Doriani i "Fiks Fare", Ermal Mamaqi nuk hoqi dorë nga "skandali" për të puthur në buzë ndonjë.

Më në fund, Ermali u puth me bashkëshorten e tij, Amin, duke rënë kështu në "kurthin" e portaleve.

Të këshilluara

Zbulohet "sekreti" i Shpat Kasapit?

"Shpat Kasapi me të dashurën e re që është nga një fshati i Lushnjes që quhet Cermë, kanë mbi një vit që janë bashkë, i kam parë edhe duke u puthur", thotë një ...

13:51

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI