Flash

Pyetjet “bombastike” që do t’i bëjë Ermal Mamaqi sonte Sali Berishës

Lapsi.al 24 September 2016
Pyetjet “bombastike” që do t’i bëjë Ermal

Siç është anonçuar prej disa ditësh, me spote me shumë humor, sonte fillon programi i ri i Ermal Mamaqit, i cili tashmë është spostuar në TV “Klan” dhe ka emrin e ri “Xing me Ermalin”.

Është njoftuar edhe vetë nga Mamaqi në rrjetet sociale qëi ftuari i parë do të jetë ish-kryeministri Sali Berisha.

 

Si fillim, Ermali i ka shkuar në zyrën e tij, ku Berisha bën dhe një përshëndetje dhe e fton publikun ta ndjekë, ndërsa Mamaqi i kërkon publiktn t’i bëjë pyetje Berishës. Duke pasur parasysh se ata që e ndjekin më së shumti Ermalin janë të rinj, edhe pyetjet janë kryesisht me humor, nganjëherë pak cinike, por që gjithsesi shkojnë në të njëjtën linjë me emisionin e Ermalit, i cili ofron shumë humor, shkruan 'Panorama Plus'.

 

Ja disa nga pyetjet pikante që kanë bërë ndjekësit për Berishën:

 

PYETJE NGA POLITIKA

 

– Sikur ta kesh edhe një herë Shqipërinë në dorë, cila do të ishte gjëja e parë që do bëje?

 

– Baci Sali ç’ndodhi me Lazaratin?

 

– Nga 1 deri në 10, sa mendon se do t’i kesh mundësitë që të fitosh prapë?

 

– Zoti Sali vetëm Lulin hiqe nga posti se la nam, është kot fare.

 

– Doktorr … a do e shëronit Edin po t’i binte infarkt në Parlament?

 

– A ju ka zhgënjyer ndonjëherë Qytetari Dixhital?

 

– Çfarë mendoni për hyrjen e Nard Ndokës në “Dance with me”.

 

– Pse ngele t’u tregu fushat e hashashit. Lëri të punojnë njerëzit se janë fukarenj (Rama dhe shokët e tij) .

 

PYETJE PRIVATE

 

– Ke marrë ndonjë lekë që ke ardhë këtu tek Ermali?

 

– A kishe bo bashkëpunim me Noizy-n?

 

– Sa femna ke pas?

 

– Si i ke qejf pjeshkat, me push apo pa push?

 

– A shef filma erotikë?

 

– A keni njohje me Stresin, reperin nga Tropoja?

 

– A jeni futur ndonjëherë ne kazino, loto apo sexshop?

 

– Pse nuk e bën operacion hundën si Eni Koçi?

 

– Sa femra keni pelqyer gjatë jetes suaj?

 

– Si i keni marrëdhëniet me Arminën?

 

– Ku e gjen gjithë atë energji? Çfarë pi? Nëse nuk pi, je i sigurt që nuk pi?

 

– O Sali, o vëlla, hajde prapë se bëmë shaka!

 

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI