Flash

Konkurentja e"Dance With Me" e fiksuar pas seksit të dhunshëm

Lapsi.al 23 September 2016
Konkurentja e"Dance With Me" e fiksuar pas seksit të

Më parë njihej thjesht si e dashura e reperit me famë botërore “50 cent”, por pjesëmarrja e Jessy Henessy në klipin “Sex Toy” të Gjon Karricës e bëri atë shumë të njohur edhe për shqiptarët. Kërcimtarja dhe këngëtarja braziliane që ka bashkëpunuar me Karricën edhe për klipin “Shqiptari i zi”, është një nga protagonistet e garës së VIP-ave “Dance with me”, të regjisores Vera Grabocka. Ajo ka partner në këtë aventurë televizive shqiptare Dj. Vicky-n, ndërkohë që vjen me një CV mjaft provokuese, krahasuar me konkurrentët e tjerë. E nisim nga prezenca e saj në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit, ku ajo u përfol me performancën skandaloze në studio, pasi u shfaq e zhveshur në pjesën poshtë duke ekspozuar vaginën. Për të vazhduar me jetën e saj sentimentale, e cila po ashtu është shumë ekspresive dhe një aventurë e vërtetë. Më parë njihej në showbiz-in botëror si e dashura e “50 cent”, më pas nisi një lidhje me Gjon Karricën. Por dy vite pasi ishte i lidhur me të, u fotografua sërish pranë reperit të famshëm. Mediat shkruan se ajo iu rikthye sërish “50 cent” gjatë koncertit të tij në Zyrih, edhe pse shihej kudo më Karricën në të njëjtën kohë. Por çfarë natyre vajze është Hennesy, për të cilën Karrica tha se fantazitë e tyre seksuale i kishte bërë realitet në klipin “Sex Toy”. Ai deklaroi për “Story” se asaj i pëlqen seksi sadomazokist, pra të jetë e nënshtrurara që i dorëzohet dominantit në shtrat. “Bashkë me të dashurën ne xhiruam skenat reale në “Sex Toy”, ku bëjmë seks sadomazokist. Një vaskë, qirinj të ndezur dhe shkrirjet e nxehta që i hedhim mbi trup, spank sex, doggy style, seks me veshje lëkure, e deri tek ai ‘dirty’. Një nga skenat më ekstreme është kur bëjmë seks me veshje, dhe që është nga të preferuarit tanë”, tregonte Karrica. Duke rrëfyer më shumë sekrete nga jeta seksuale e Hennesy ai shprehet: “Edhe të dashurës i pëlqen seksi i egër, dhe kjo është arsyeja pse jemi bashkë”. Dy këngëtarët njihen për mbi një dekadë, dhe kanë lidhje të hapur. Ajo është me origjinë nga Brazili, por jeton në Zvicër, ku dhe është njohur me djalin nga Shqipëria, Gjon. Përveç natyrës shumë ekspresive, nuk ka kaluar pa rënë në sytë e medias për linjat, dhe po ashtu një tatu në krah, që e bën të krahasueshme me një tigreshë.

Të këshilluara

Rita Ora më seksi se kurrë

Ajo u shfaq në pasarelë per të reklamuar të brendshmet e markës Tezenis. Rita është ikona e këtij brendi dhe paraqitja e saj ishte e pritur në këtë pasarelë po...

19:08

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI